Boeing ka njoftuar se ka rifilluar prodhimin e 737 max-it të shumë polemizuar, protagonist të dy incidenteve të rënda ajrore në 2019, pas të cilëve, të gjithë avionët e këtij modeli u mbajtën të ndaluar në tokë.
Për këtë motiv, kolosi amerikan i qiejve kishte ndërprerë prodhimin e 737 max në janar. Kompania nuk qartëson ndërkohë nëse administrata federale e aviacionit ka dhënë apo jo autorizimin që certifikon sigurinë e mjeteve.
Dy incidentet shkaktuan vdekjen e 346 personave dhe kompania kishte vendosur të linte në tokë të gjithë avionët e këtij modeli. Por tani, Boeing parashikon të ndërtojë 31 avionë në muaj, deri në 2021. Shoqëria ka njoftuar edhe reduktimin e 12 mijë vendeve të punës, përfshirë 6770 reduktimeve të pavullnetshme për shkak të ndalimit të trafikut ajror për shkak të koronavirusit.
Në një e-mail drejtuar punonjësve, drejtuesi i shoqërisë, Dejv Calhoun, ka deklaruar se pandemia ka patur pasoja shkatërrimtare në llogaritë e grupit. Ndërkohë American Airlines, ka njoftuar po ashtu planet për reduktimin e 30 për qind të stafit menaxherial dhe administrativ. Bëhet fjalë për reduktimin e 5 mijë vendeve të punës.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Boeing#DejvCalhoun#TopChannel