#tvora #rtvoranews
Për të gjashtën herë Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka zhvilluar dot seancën për ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Shkak është bërë mungesa e njoftimit sipas procedurës së ish ministrit.
Pas daljes nga seanca avokati Maks Haxhia mohoi se po shfrytëzohen procedurat për shtyrjen e procesit pasi sipas tij, ata kërkojnë pafajësi dhe nuk i intereson zgjatja e procesit.
Ndërkohë në seancë u paraqiten edhe avokatët mbrojtës së Jaeld Çelës, i cili ndodhet i arrestuar pas vetëdorëzimit tre javë më parë. Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Për Tahirin dënimi u konvertuar ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa për Jaeld Çelën dënimi me 5 vite burg.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/gjyqi-ndaj-saimir-tahirit-dhe-jaeld-celes-seanca-shtyhet-te-gjashten-her
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp