Top News - Paralajmërimi i Ramës/ ‘Bizneset të aplikojnë, ndryshe…’

2020-06-03 0

Kryeministri Rama ka dhënë paralajmërimin e radhës për disa punonjës dhe një njoftim shumë të rëndësishëm për disa mijëra punonjës. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ?Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës - më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar - të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!?.

Sipas shefit të Qeverisë punëdhënësit kanë 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësojnë online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!?
Rama u thotë bizneseve se në rast të mosaplikimit, për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm penalizimi.

Por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe punonjëit. Në facebook ai shkruan se ndjen keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit, e cila është toleruar. Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet ? shkruan Rama.

Ai e mbyll statusin e tij të gjatë me një lutje, duke kërkuar tëp resin edhe pak ditë, dhe shpreh besim të plotë që asnjë punëmarrës nuk do të jetë vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria jep shpërblimin dhe pronarët e bizneseve e mohojnë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Bizneset#TopChannel

Free Traffic Exchange