Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Prokuroria dhe policia kanë marrë frymë sot pas një jave hetimesh rreth 2.8 milion dollarëve të vjedhur nga thesari i shtetit në tunelet e Krrabës. Deri tani dy persona janë ndaluar si autor të grabitjes të një pjese të monedhave të arit në një sasi që është më pakë se 10% të sasisë së grabitur. Grupi hetimor po analizon në tavolinë mekanizmin e grabitjes.
Prokurorët thanë sot se më shumë se sasia e gjetur arrestimi dje dhe pardje i dy banorëve në fshatin Pezë Helmës dhe tjetri në Krrabë të vogël të rrethit të Elbasanit kanë ndihmuar në zbardhjen e skenarit të grabitjes. Hetuesit thanë se arrestimi i deri tani i 6 personave dhe i pyetjes të rreth 20 të tjerëve kanë ndihmuar në qartësimine mekanizmit dhe kohës së vjedhjes. Kjo përbën një bazë për të zbuluar trurin e grabitjes.
Ndërsa grabitësit e tjerë duket se kanë qenë vjedhës rastësor. Sipas tyre fakti që dy personat e arrestuar me një sasi të arit e kanë grabitur atë njëri më datë 13 Mars 1997 dhe tjetri më 14 Mars ?97, tregon se depot kanë qenë të paktën dy ditë pa ruajtje dhe grabitja ka vazhduar më tepër se 24 orë. Megjithë suksesin e rënies në gjurmët e thesarit, policisë dhe prokurorisë i mbetet të zbulojnë edhe 90% të pjesës së grabitur./tvklan.al
Gazetare ? Genta Popa
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/