Filipçe: Kufijtë mund të hapen nga 15 qershori

2020-06-02 0

Është e mundur që kufijtë të hapen më 15 qershor. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se javën e ardhshme Qeveria do të marrë një vendim përfundimtar për këtë. Sipas tij, data nuk është e caktuar, por konsultimet me vendet fqinje, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë janë duke u zhvilluar. Qeveritë e rajonit diskutuan dy çështje - hapjen e kufijve pa detyrimin e qytetarëve për të pasur një test negativ për KOVID 19, si dhe mundësinë e qytetarëve tanë dhe ata nga vendet fqinje, nëse kanë nevojë për trajtim spitalor në disa prej këtyre vendeve, të jetë pa para. Ministri i Brendshëm Nake Çulev, ndërkohë, zgjedhjet dhe hapjen e kufijve i vë në korrelacion me zgjedhjet.

Nëse faktorët politik marrin vendim për zgjedhje parlamentare, atëherë është e domosdoshme të hapen kufijtë - tha Naqe Çulev, ministër i brendshëm i RMV-së.

Qeveria para shtatë ditëve solli vendim; shtetasit e Maqedonisë që kthehen nga jashtë gjatë hyrjes në vend, nëse tregojnë PCR negativ test jo më të vjetër se 72 orë, në vend të karantinës shtetërore, do të shkojnë në vet-izolim shtëpiak.

Bojan Stojanovski

Free Traffic Exchange