Me heqjen e orës policore, partitë vazhduan fushatën zgjedhore

2020-06-02 1

Nuk ka marrëveshje liderësh për ditën e zgjedhjeve, por megjithatë ka promovim partiak edhe nga ana e pushtetit edhe nga opozita, edhe pse fushata zyrtarisht fillon 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Zlatko Dimitrioski nga organizata joqeveritare MOST thekson se ata, si organizatë përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor, në raportet e tyre rregullisht e kanë regjistruar këtë fenomen, por asnjëherë nuk ka pasur reagime nga institucionet. Propozimi i MOST-it brenda grupit të punës për reformë të legjislacionit zgjedhor të liberalizohet kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, respektivisht ajo të fillojë nga fillimi i zgjedhjeve, nuk kaloi.

Partitë politike për arsye të vetat nuk e pranuan këtë propozim. Por, në çdo rast, është mirë të mendohet që fushata të fillojë me vetë konfirmimin e listave të KSHZ-së, në mënyrë që të shmanget kjo midis periudhë ku shohim se jo çdo herë respektohet nga partitë politike dhe kandidatët -tha Zlatko Dimitrioski, MOST.

Rregullat zgjedhore parashikojnë kontrollin mbi paratë e shpenzuara vetëm pas fillimit zyrtar të fushatës 20-ditore, kur partitë hapin edhe llogaritë e tyre zgjedhore. Deri atëherë, shteti nuk ka mekanizëm për inspektimin e parave që subjektet politike marrin nga buxheti i shtetit. Vitin e kaluar, partitë njëzëri i ndanë 4 .5 milion euro para për qytetarëve.

Vesna Vellkova

Free Traffic Exchange