“27 Prilli”, Prokuroria kërkon të refuzohen të gjitha ankesat për aktgjykimet

2020-06-02 0

Prokuroria e Lartë Publike, kundër Prokurorisë për Krim të Organizuar. Prokurorja Valentina Stojanovska u kërkoi gjykatësve të Apelit të refuzojnë ankesën e Prokurorisë për Krim të Organizuar, sepse kanë ngritur ankesë të pabazuar, për aktgjykimin për ta liruar Igor Durllovskin, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme në kuvend. Avokati i tij sot e mësoi qëndrimin e Prokurorisë së Lartë Publike.

Nuk e mbështeti dhe nuk mbështeti asnjë prej treguesve të asaj ankese të dorëzuar, por mbeti në atë që aktgjykimi në lidhje me Igor Durlovskin ishte i drejtë dhe e miratuar në mënyrë të duhur, me një pozicion faktik të përcaktuar dhe pa ndonjë shkelje thelbësore - tha Elenko Milanov, avokat.

Prokuroria e lartë para Gjykatës së Apelit propozoi të gjitha ankesat e të akuzuarve të refuzohen edhe pse të dënuarit në shkallë të parë për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017 kërkojnë anulim dhe kthimin e procesit nga e para për shkak të lëshimeve. Për dallim nga të akuzuarit dhe avokatëve të tyre, prokuroria para gjykatësve tha se shtabi operativ i MPB-së është formuar për të reaguar nëse përshkallëzohen protestat e nismës ?Për Maqedoni të përbashkët?, e jo SPB- Shkup siç pretendonin dje avokatët. Sot në seancën publike në Gjykatën e Apelit edhe avokatët i sqaruan ankesat e tyre para gjykatësve. Apeli mund t?i konfirmojë ose t?i ndryshojë dënimet por edhe ta kthejë procesin gjyqësor nga e para. Gjykata Penale para një viti caktoi gjithsej 211 vjet burg për 16 të akuzuarit për hyrjen në Parlament.

Igor Stefanovski