Mazhoranca Parlamentare ka miratuar sot me 102 vota pro pa praninë e deputetëve demokrat kodin e ri elektoral. Socialistët nuk kanë pranuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i përcaktuar në nenin 17 të ligjit të ri zgjedhor. Në dispozitat parlamentare janë vendosur që komisionet zonale të votimit të përbëhen nga përfaqësues të 7 partive politike që kanë fituar më tepër vota në zgjedhjet lokale të Tetorit të vitit 1996.
Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve zonale të votimit në komuna dhe bashki propozohen nga dy parti të mëdha dhe është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që vendos për zgjedhjen e tyre. Para largimit nga salla e parlamentit nënkryetari i deputetëve demorkatë Pal Dajçi e konsideroi ligjin e ri zgjedhor si kodin e varrosjes së votës së lirë.
Kreu i socialistëve Ruçi kritikoi qeverinë për vonesat në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Tani i mbetet Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Drejtësisë të plotësojë përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/