Aleksandër Meksi për vjedhjen e thesarit - (4 Maj 2000)

2020-05-29 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ish-Kryeministri i Partisë demokratike Aleksandër Meksi ka siguruar se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për grabitjen e thesarit. Meksi deklaron se çdo gjë e ka dorëzuar në rregull. Madje dhe gjatë transportit të arit në ?93 nga Skrapari në Krrabë, ish-kryeministri konfirmon se gjithçka ka ardhur e paprekur.

Aleksandër Meksi, Ish-Kryeministër:- ?Për këtë nuk ka pasur ndonjë problem sepse po të kishin probleme do na ishin referuar. Por vjedhja e thesarit të shtetit, pavarësisht nga vlera mbi të gjitha është një vlerë morale. Kjo është shenjë e shpërbërjes të një shteti, sepse e para askush nuk e di sa kohë ka, askush nuk ka kryer detyrat dhe nuk e dinë, e dyta që pasi rezulton që ka bërë i thonë atij që ju thothë që na i ke vjedhur ti, ndërkohë që duhej menjëherë të informohej opinioni publik se çka ka ndodhur. Problemi është i tillë që kapja ose mos kapja e kriminelëve dhe uroj që ky thesar ti kthehet shqiptarëve, por dëmi më i madh është dëmi i kredibilitetit të shtetit dhe i besimit të njerëzve i besimit e të bërit të Shqipërisë?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/