Besnik Mustafaj për komunitetin ndërkombëtar - (4 Maj 2000)

2020-05-29 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Berisha në akuzat e tij nuk implikon direkt misionin e OSBE-së dhe PNUD-in por vetëm njëanshmërinë e ekspertëve që punojnë në to. Kështu ka deklaruar sot Besnik Mustafaj sekretari i marrdhënieve me jashtë në PD, pas deklaratave të ashpra të Sali Berishës dy ditë më parë.

Besnik Mustafaj, deputeti i PD:- ?Ne jemi të shqetësuar nga mungesa e respektimit të principit të asnjanësisë të disa ekspetëve të komunitetit ndërkombëtar që veprojnë në Tiranë. Ky është një respektimi i asnjanësisë është në statutin e tyre, e këtyre organizatave dhe Berisha në filozofinë e tij politike kemi parasysh faktin se me komunitetin ndërkombëtar punohet shumë më mirë kur ka sinqeritet dhe barazi dhe jo interferenca interesash, që reflektohen tek ekspert të ndryshëm. Ne e kemi thenë se jemi për një bashkëpunum të ngushtë qoft me strukturat ndërkombëtare, qoftë me vendet demokratike europiane apo me SHBA?.

Sipas Mustafajit Partia Demokratike është në krye të përpjekjeve të integrimit të Shqipërisë në perëndim. Kështu që të gjitha ato që lideri demokrat tha për SHBA dhe monitorimin e huaj OSBE-në dhe PNUD-in sipas Mustafajit janë keqkuptuar dhe jane keqperdorur./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/