Flota e 6 amerikane ka përqëndruar luftëanijet dhe aeroplanmbajtëset pranë brigjeve shqiptare. Presidenti Mejdani, Ambasadori Amerikan Limpreht dhe Ministri i Mbrotjes Luan Hajdaraga kanë qënë sot vizitorë në anijen më të shpejtë të forcave detare amerikane. Admirali i flotës së 6 Follei i tha Presidetit Mejdani se nga bordi i Azejhanur me pistë fluturimi 500 metra të gjatë, 70 avionët dhe helikopterët fryejnë mbi 70 fluturime në ditë.
Ambasadori Amerikan Limpreht tha se NATO do të sigurojë me mjetet e saj paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Mejdani, Limpreht dhe Hajdaraga vizituan sallat e komandimit dhe objektet e brendshme të aeroplanmbajtësve në të cilën stërviten një personel prej 5000 vetësh. SHBA-ja me trupat e saj ushtarake do të jetë e pranishme në stërvitjen shumëkombëshe që do të zhvillohet së shpejti në territorin shqiptar.
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/