Kapet drogë në portin e Durrësit - (4 Maj 2000)

2020-05-29 41

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Forcat e policisë së Durrësit kapën sot rreth 20 kg heroinë dhe kokainë të pastër me anijen shqiptare të tonazhit të vogël ?Steven?, e cila do të trafikonte drogën në drejtim të italisë, bën të njohur burime pranë Ministrisë së Rendit Publik. Sipas burimeve në këtë trafik ishte implikuar një grup prej 9 personash, të cilët u kapën dhe u arrestuan nga policia e Durrësit.

Përsonat e arrestuar janë Halil Hoti, pronar i aninjes, Sokol Hoti, Nexhat Koçi, Edmond Gjoni, Ismil Lusha, Lulzim Meta etj. Bëhet e ditur se sekuestrimi i drogës dhe ndalimi i personave që e trafikonin atë u krye si rezultat i një operacioni të drejtorisë së policisë së prefekturës së Durrësit.

Sasia prej 20 kg heroinë të pastër në portin e Durrësit, renditet fill pas rastit më të njohur, atë prej 39 kg heroinë e sekuestruar po në Portin e Durrësit, në kohën e Ministrit të Brendshëm Agron Musarai. Shuma financiare që mund të konvertoj sasinë e kapur sot është 700 milion lekë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/