Parlamenti, projekt kodi i ri elektoral - (3 Maj 2000)

2020-05-28 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Deputetët kanë vendosur sot të shtyj diskutimin e neneve të projekt kodit të ri elektoral. Në këtë mënyrë mazhoranca socialiste ka pranuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar demokrat Jemin Gjana i cili kërkoi dy ditë shtesë, për të nxitur kompromisin politik për përbërjen e komisioneve zonale dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Në relacion e paraqitur në parlament nga komisioni parlamentar i ligjeve nuk pranohet kompromisi i ofruar nga demokratët, për përbërjen e komisionit të votimit me tre anëtar nga opozita dhe tre anëtar nga pozita. Ndërsa kryesimin e komisioneve nga përfaqësues të partive që kanë shumicën aktualisht në pushtetin lokal e komuna e bashki.

Sipas socialistëve kryetarët e komisioneve të votimit duhet të emërohen nga KQZ me propozimin e partisë më të madhe të koalicionit qeveritar, ndërsa zëvendës kryetarët i përkasin opozitës. Përsa i përketë KQZ i parashikuar në nenin 17 të projekt kodit të ri elektoral, socialistët pritet të tolerojnë në raportin tre anëtarë të opozitës dhe katër anëtar të kolicionit qeveritar.

Nëse nuk arrihet kompromisi në parlament për nenet e projekt kodit të ri elektoral dhe KQZ, demokratët kanë paralajmëruar se do ti drejtohën Gjykatës Kushtetuese dhe Referendumit popullor./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/