Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ju ka bërë thirrje sot demokratëve të jenë të gatshëm të sakrifikojnë për lirinë. Në një takim të thirrur prej tij me drejtuesit lokal të PD, Berisha ka kërkuar impenjim maksimal për të fituar zgjedhjet lokale. Duke e cilësuar situatën aktuale në vend si më të rëndën që nga koha e pavarësisë ai ka vijuar akuzat ndaj pushtetarëve aktual.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Shqipëria është shteti që qeveriset nga ferma e derrave, derra dhe vetëm derra, të cilët nga mëngjesi deri në darkë lëpinjnë kockat dhe skeletet e njerëzve të uritur?.
Berisha ka folur sot për hërë të parë edhe për skandalin e thesarit të grabitur.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Ka ndodhur në një vend të botës ku të preket floriri, të preket thesari i shtetit dhe guvernaori të hesht? Është po ky që ka transportuar floririn në ?91 dhe ky tani po bën valixhet për tja mbathur nga Shqipëria?.
Përveç kodit elektoral tha më tej Berisha ata po na vjedhin edhe listat. Ai ka akuzuar PNUD-in për bashkëpunim me mafian. Ky institucion ndërkombëtar tha ai ka rënë tërësisht në duart e mafias dhe kanë pranuar të ndajnë paratë me Bashkim Finon. Berisha i ka kërkuar përkrahësve të tij të mos e lënë fatin e votës së demokratëve në duart e monitorimit të huaj.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Se me gjithë fuqinë e tij të jashtëzakonshme çdogjë mund të bëjnë SHBA superfuqia e botës, por zgjedhje të lira në një vend që s?ka një kuadër ligjor të besueshëm dhe të pranueshëm nuk mund të sigurojnë. Por asnjë iluzion të mos ketë se ndokush nga jashtë të na sigurojë votime të lira e të ndershme. Ne e mirëpresim monitorimin po ne nuk mund tja besojmë procesin e monitorimit fatit tonë?.
Sot Berisha ka rrëfyer edhe për lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare. Ai ka cilësuar dy ministra grek si armiq të opozitës shqiptare. Ne tha Berisha do të përgatitim përgjigjen e mirituar edhe ndaj atyre që mbështesin pushtetarët mafioz shqiptarë.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Xhorxh Papandreu është një intelokutor i Europës por është një armik i opozitës shqiptare, i cili do Shqipërinë në kthetrat e tij dhe të Millosheviçit. Është ai që fton Fatos Nanon posht e përpjetë e ndan ishujt e greqisë me të. Është tjetri ministri Venizelos që qëndor pas Anastas Angjelit?.
Në qoftë se u lëshojmë pe këtyre tha Berisha atëherë ne e meritojmë humbjen vetë, por ne do të fitojmë ka përfunduar kryetari i PD./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/