Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Nëntë persona anëtar të një grupi kriminal u arrestuan dje nga forcat e policisë së Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shoferët e Kurbinit duke i çuar në Hamallaj të Durrësit, ku dhe më pas i vrisnin për tju grabitur autoveturat.
Kolonel Albert Pilo drejtor i përgjithshëm i policisë së prefekturës së Durrësit në një konferencë për shtyp dhënë pasdite thë se arrestimi i tyre mbi të cilin rëndojnë akuza për vrasje, plagosje dhe rrëmbim personi ishte rezultat i një super aksioni të forcave të policisë të kësaj drejtorie kryer në zonën e Ishmit.
Kolonel Pilo nënvizoj se në këtë aksion i cili zgjati 8 orë morën pjesë rreth 70 forca të policisë kriminale dhe asaj të rendit me dhjetë automjete në dispozicion. Të arresuarit e këtij aksioni janë Erion Bushi 26 vjeç, Shkëlzen Muça 23 vjeç, Albert Nuzi 24 vjeç, Florian Hazizaj 27 vjeç etj.
Viktima e fundit e gjetur katër ditë më parë në fshatin Rrushkull është 50-vjeçari Bajram Isufi nga Laçi, i cili udhëtonte në këtë zonë me automjetin taksi. Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha të dhënat si dhe prova materiale me të cilat janë kryer krimet dhe po vazhdon punën për të zbuluar të dhëna të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të këtij grupi./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/