Gjuzi: Diplomatë të huaj duan të diktojnë se kush do drejtojë opozitën! Akuza PD-LSI.përgjigjet Ruçi

2020-05-28 1

Fjalën në Kuvend e nisi deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka hedhur akuza të forta se diplomatë të huaj duan të diktojnë se kush do të drejtojë opozitën. Ndërkohë, ai nuk ka nguruar që të kritikojë opozitën e cila ka braktisur parlamentin duke e quajtur si "partia e Lanës".

"Seancën e kaluar më hoqët fjalë, pa arsye, sot dua të them se jemi me Këshillin Politik në shkelje Kushtetutese. Shqipëria është republikë parlamentare dhe anashkalohet parlamenti dhe 7 partitë parlamentare që janë këtu. Nuk duhet të shkelin Kushtetutën për t'u marrë vesh me partitë që kanë dalë në bregun e larg dhe kanë kërkuar që të shkatërrojnë rendin kushtetues. Prandaj do ju lutesha që të mbani në vëmndje këshillën time, për të respektuar procedurat në Republikën e Shqipërisë. Keni futur diplomatikën e huaj në qorrsokak. Diplomatë të huaj na diktojnë se kush është lideri i opozitës. Që nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë apo shiringa që u futën në mënyrë të jashtëligjshme", tha Gjuzi.

Menjëherë, ka ardhur reagimi nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Po të mos ishte partia e Lanës nuk do ishe këtu në sallë. Meqë e citon shumë herë partinë tënde, një vit më parë ke konkurruar dhe s'ke votuar as vetë për partinë tënde", tha Ruçi.