TIRANË- Kur kanë kaluar rreth 10 javë nga "bashkëjetesa" me koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, në të cilën sqaron se cilat janë personat më të rrezikuar nga ky virus.
Referuar videos, personat më të rrezikuar janë ato mbi 65 vjeç, ato që vuajnë me humbje të zemrës, mushkërisë, astmë dhe diabet. Gjithashtu, kanë rrezik më të madh edhe personat që janë në trajtim për kancerin dhe me sistem imunitar të dobët.
Kush janë personat më të rrezikuar nga COVID-19
Personat mbi 65-vjeç
Personat me gjendje shëndetësore si: Sëmundje të zemrës, mushkërisë, astmë, diabet
Personat që janë në trajtim për kancer
Personat me sistem imunitar të dobët
Çfarë duhet të bëni nëse ju apo të dashurit tuaj janë të rrezikuar?
Shmangni kontaktin e ngushtë me personat e tjerë
Shmangni vendet e populluara dhe qëndroni në shtëpi
Lani shpesh duart