Ora News - Vrapi: Nuk ka tolerancë për provimet e maturës, shëndeti i studentëve është primar

2020-05-27 1

#tvora #rtvoranews

Drejtoresha e qendrës së shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi shprehet në Ora News se nuk do të ketë tolerancë për provimet e maturës.

Primare në këtë kohë është shëndeti i studentëve.

Rezana Vrapi: Maturantët janë kthyer dhe ata do të jenë deri më 5 qershor në bankat e shkollës. Është një periudhë përsëritjesh për provimet e maturës. Vazhdon të jetë një periudhë e frytshme. Nga kontaktet që kemi pasur me mësuesit, gjithçka ka vijuar normalisht. Fokusi ka qenë shëndeti i studentëve, por edhe përsëritja për provimet e maturës. Ka qenë një pjesëmarrje e mirë e tyre.

Datat janë përcaktuar kohë përpara se të vinte pandemia. Më datë 8 qershor është gjuha e huaj, më datë 11 qershor është provimi i gjuhës dhe letërsisë ndërsa provimi i matematikës më 15 qershor dhe në 18 është provimi me zgjedhje. Në lidhje me ruajtjen e shëndetit të tyre nuk do të ketë tolerancë. Do të respektohen të gjitha protokollet e shëndetit. Në lidhje me përmbajtjen e provimeve nuk bëhet fjalë për tolerancë, por një lehtësim i temave.

Janë hequr konceptet që ata i kanë marrë pas 9 marsit. Do të përfshihen gjithçka që ka qenë më parë. Vetë qendra e shërbimeve ka publikuar disa modele të provimeve në mënyrë që të ketë një udhëzim të maturantëve. Tashmë në duart e tyre është çdo lloj informacioni. Nuk ka rëndësi nëse janë në çerdhe apo kopësht. Do të ndiqen të gjitha rregullat shëndetësore. Nuk mendoj se do të ketë shkelje të tyre.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrapi-nuk-ka-tolerance-provimet-e-matures-shendeti-i-studenteve-eshte-primar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp