PD, Shameti dhe Bode për vjedhjen e thesarit - (1 Maj 2000)

2020-05-27 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ish-ministri i Brendshëm i Partisë Demokratike Halit Shamata, ka rrëfyer sot se si mund të jetë kryer grabitja e bujshme e thesarit të shtetit. Deri në Shkurt të ?97 deklaroi ai, çelsat e dyerve të shumta të tunelit ishin në duart e personave të ndryshëm. Sipas tij egzistojnë dy versione të kryerjes së grabitjes.

Sipas Halit Shamatës ose të gjithë personat duhet të ishin prezent në hapjen e dyerve ose qeveria i ka përqëndruar të gjitha çelsat në duart e dy ose tre vetëve, që duhet të jenë edhe grabitësit e thesarit.

Halit Shamata:- ?Qeveria ja ka lënë nën autoritetin e Bankës Qëndrore, meqënëse thesari është pjesë e Bankës, të merret aj vetë me ruajtjen e saj. Por thesari i shtetit, nëse kjo është e vërtetë nuk mund të ruhet nga policë privatë?.

Ndërkohë po sot sekretari i përgjithshëm i PD, Ridvan Bode ka kërkuar dorëheqjen sipas tij të atyre që kapardisen nëpër kontrollet e pushtetit. Ai ju është kundërpërgjigjur sot edhe ndaj deklarimeve se thesari është vjedhur në Mars të ?97.

Ridvan Bode:- ?Që nga Marsi i ?97 kanë kaluar tre vjetë e gjysmë. Në qoftë se me ligj e kanë me vendim qeverie që çdo tre muaj të kontrollojnë thesarin përse nuk e kanë publikuar më parë vjedhjen e thesarit? Përse nuk filluan hetimet kur deklaroi PD sipas informacioneve të sigurta që është vjedhur thesari? Përse filluan të fshehin dhe manipulojnë të vërtetën?.

Partia Demokratike këmbëngul se kjo është një vjedhje e organizuar e klaneve në pushtet dhe se shumë shpejt do të publikoj letërkëmbimin sekret të Fatos Nanos me Guvernatorin Cani./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/