Qeveria merr eurobond në vlerë prej 700 milionë eurove

2020-05-27 0

700 milion euro është shume që pasdite Qeveria hyri në borxh nëpërmjet eurobondit. Alsat mëson se kamata është 3.95 për qind kurse paratë duhet të kthehen për gjashtë vjet. Një konfirmimim zyrtar nuk morëm nga ministrja e Financave Nina Angellovska, kurse nga dikasteri që drejton ajo thanë se publiku do të njoftohet pas përfundimit të procedurës




Ministria e Financave

Procesi për eurbondin është informacion i ndjeshëm derisa nuk përfundon në tërësi. Kur të mbarojë opinioni do të njoftohet me kohë

Sipas informatave procesin e udhëheqin Institucionet financiare ndërkombëtare Ertste Grup, Dojçe Bank, GP Morgan dhe City. Më herët kryeministri Oliover Spasovski konfirmoi se procesi tashmë ka filluar dhe priste interesim të madh tek investitorët

Për një vit shteti duhet të kthejë kamatë prej 27.6 milion euro. Kjo do të thotë se për gjashtë vite përpos huasë prej 700 milion eurove, shteti duhet të kthejë një 166 milion euro më tepër.

Ile Petrevski