Pa Gjurme- Nënës i rrëmbejnë foshnjën, vajza u birësua në familjen VIP në Greqi

2020-05-27 1

Fati e ndau me të motrën, që kur ishte 7 vjeç. Në anën e zemrës, në parakrahun e majtë mban tatuazh emrin e saj. Nuk ka asgjë që ta pengojë, për të kërkuar gjakun e tij. Historia e Tonito Gjaçit është një ironi fati e vëllait në kërkim të motrës. Në një lidhje skype, në emisionin ?Pa Gjurmë? të moderatores Odeta Dume, në Report TV, Tonito vendos ta bëjë publike këtë histori. Ai rrëfen, sesi nëna e tij përfundoi në Greqi, bashkë me 5-fëmijët, pasi babai ra në burg. E motra Angjelina Gjaçi, vetëm 6-muajshe në vitin 1992 përfundoi në befotrof, pasi nëna u akuzua për shitje të fëmijës, kur ra pre e një skeme mashtrimi. ?Unë kam qenë rreth moshës 7 vjeç në atë kohë. Babait tim i ndodhi një problem. Nëna nuk kishte mundësitë e shumta për të qëndruar në Shqipëri, me 5 fëmijë të vegjël, sepse im atë ra në burg. Për shkak të ekonomisë, nëna largohet bashkë me fëmijët, ende të vegjël, drejt Greqisë. Unë qëndrova në Shqipëri. Nëna u vendos në zonën e Mitteras në Athinë. Nga pamundësia, ajo lypte në rrugë. Dy policë grek të cilët ishin çift me njëri-tjetrin dhe që nuk bënin dot fëmijë i kërkojnë nënës time, që të shiste njërën nga vajzat. Ato i ngritën kurth nënës time e cila u akuzua për shitje të fëmijës. Në atë vit bëhet një gjyq, në Athinë nga ku nëna ime doli r pafajshme, ndërsa dy oficerët e policisë u pushuan nga puna. Ndërsa shteti grek i mori Angjelinën, pasi nëna ime ishte pa dokumente dhe e pamundur për të rritur 5 fëmijët. Më pas kthyen në atdhe sëbashku me fëmijët e tjerë, ndërsa Angjelina u mbajt në shtëpinë e fëmijës?, rrëfen i vëllai. Por e pasqaruar mbetet kjo ngjarje, ndërsa ngrihen pikëpyetje, për faktin pse do ishte pikërisht Angjelina, ajo që u përzgjodh për t?u mbajtur nga autoritetet atje. Vëllai, i cili tashmë është në kërkim të motrës, Tonito vijon kështu rrëfimin e tij:?Në vitin 1993 në Shqipëri vjen një punonjëse e Kryqit të Kuq, nga Greqia, e cila i kërkon nënës firmën për birësimin e vajzës, duke i mbushur mendjen se do i sillnin çdo vit foto dhe video të Angjelinës. Duke menduar për të mirën e vajzës, nëna u gënjye dhe firmosi dokumentet e birësimit. Mbas 3-4 vitesh u larguam drejt Italisë për një jetë më të mirë. Para 13 vitesh kemi shkuar tek Ministria e Jashtme ku morëm informacionin se vajza ishte shëndoshë e mirë, por mos e kërkoni sepse është e birësuar nga një person me pozitë të lartë, i cili sot e kësaj dite mund të jetë një pensionist. Në nëntor të 1992 u dorëzua në befotrof dhe në 1993 u birësua në Greqi. Dua t?i bëj surprizë nënës time e cila nga problemet e jetës ka shfaqur edhe problem të shëndetit mendor. Në krahun e majtë mbaj një tatuazh me emrin e motrës time dhe dua të sigurohem që motrën e kam gjallë dhe është shëndoshë e mirë?Nëna e Angjelinës e kërkon atë tek shteti shqiptar nga ku merr mëson se vajza u birësua nga një familje me pozitë në shtetin grek dhe se ishte shëndoshë e mirë. Kanë kaluar 28 vite që nga ai moment dhe ende ka shpresë. I vëllai Tonito është në gjurmët e Angjelinës, që sot është një ...