Jemi pjesërisht në pushtet." Me këtë fjali kryetari i socialistëve Nano ka çelur sot takimin me kryetarët e Partisë Socialiste të rretheve. Duhet tha ai të zgjidhim përfundimisht kontradiktat midis pushteti qëndror dhe atij lokal duke marrë dhe pushtetin lokal. Duke iu drejtuar kryetarëve të rretheve, Nano tha:
"Nuk jemi miq me njëri-tjetrin, jemi vetëm bashkëluftëtarë. Po ju them që në fillim që nga mbledhja e djeshme e kryesisë, konkluzioni është nuk po punoni, nuk po punojmë me ritmin e duhur. Me të gjitha potencialet tona, në dobi të këtyre objektivave madhore."
Më tej diskutantët u janë përgjigjur një vargu pyetjesh që u drejtonte Nano ku ndër më kryesorët kishin të bënin me pranimet e reja në parti si dhe me rritjet e pranimeve nga zonat urbane. Kemi plot të paudhë në rradhët tona tha Nano të cilët imitojnë të paudhët e Berishës. Por kryesorja për socialistët duhet se mbetet ndreqja e të paudhëve të saj dhe ndreqja e të paudhëve të Berishës nga pushteti.
"Nëqoftëse do të shkatërrojmë pushtetin e personit Sali të jeni të sigurtë që do ta bëjmë këtë duke shkatërruar çdo pushtet të çdo individi që sillet si Saliu në Partinë Socialiste."
Nano rikthesoi se pranimet në parti nga zonat urbane janë më të rëndësishme, natyrisht pa injoruar fshatin theksoi ai. Por qyteti mbetet zonë e rëndësishme për Partinë Socialiste pasi ka më shumë papunësi dhe krim. Natyrisht dhe mbledhja e forcave ishte në qendër të takimit të sotëm i cili u reflektua nga debati i Nanos me kryetarin socialist të Hasit.
Duhet të punojmë më tepër tha ndër të tjera Nano sot për të përzgjedhur që tani kandidaturat më të mira për kryetar komunash dhe bashkish.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/