Aksioni i OFL-së! Artan Lame në SPAK për pronat e bosëve të krimit: Biseda sekrete

2020-05-27 1

TIRANE-Kreu i Kadastrës Artan Lame paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në SPAK. Report Tv zbardh detaje nga vizita e kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK.

Artan Lame zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së. Lame diskutoi me kreun e SPAK-ut në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.

Arben Kraja i kërkoi Artan Lames të përgatisë përgjigje për cdo kërkesë në formatin e dokumenteve që kanë vlerën e provës në gjykatë. Hipoteka është 'miniera' e SPAK -ut dhe OFL-së për hetimin e aseteve të krimit, shit-blerjet dhe ato që disponojnë.

Në përfundim të takimit, Lame nuk pranoi që të komentonte atë që u diskutua mes tij dhe Arben Krajës, i pyetur nga Report Tv u shpreh se 'është sekret'.