Pa Gjurme-E dashura i vdes në duar në mes të detit, i riu vendos të zhduket nga spitali

2020-05-27 2

Ishte data 22 korrik e vitit 2002 kur Artur Xhakja, pas qëndrimit 3 javor në qytetin e Vlorës me bashkëjetuesen e tij , përgatitej për tu nisur drejtë shtetit Italian, datë në të cilën humbet cdo lloji kontakti me familjen. Cfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë vere? Pasi për Arturin nuk ishte hera e parë që nisej drejtë vendit fqinjë, edhe më parë ai kishte kryer disa vite burg, i arrestuar për përdorim të lëndëve narkotike, e si pasojë i ishte ndaluar përfundimisht hyrja në atë shtet. Mbrëmjen e 22 korrikut ngaVlora janë nisur dy skafe me destinacion Italin, ku njëri ishte me lëndë narkotike e tjetri në te cilin ndodhej edhe Arturi ishte i mbushur me njerëz. Fati nuk ishte me ta, pasi një përplasje në nisje ndodhi me policin italine. Informacion ky i dhënë më pas nga një individ që ishte pjesë e skafit, ku sipas tij në atë skaf kan humbur jetën dy persona. Arturi fatmirsisht ka shpëtuar nga skafi dhe ka shkuar në spitalin e Vlorës për tu mjekuar. Referuar këtij informacioni, familjarët janë përpjekur të mbledhin të dhëna për të mbërritur në gjurmët e 46 vjecarit, por që nga ai moment askush nuk di më asgjë për Artur Xhakja. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrin +355699955698

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Free Traffic Exchange