Rudina - Sfilata "Joni Peçi & Friends - One Night Show"! (26 maj 2020)

2020-05-27 56

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #Klan #JoniPeçi

Sfilata Joni Peçi & Friends - One Night Show që prezantoi koleksionin më të ri të veshjeve Joni Peçi u organizua më 24 Maj në një event në studion e programit "E diela Shqiptare" në televizionin Klan. Një event ku mblodhi shumë personazhë nga bota e showbizz-it duke qenë ata pjesë e sfilatës.

Ndonëse mungonte publiku, sfilata u transmetua në tv Klan. Kjo sfilatë solli koleksionin më të ri të veshjeve Joni Peçi ku madhështorja ishte e ndërthurur me klasiken dhe modernen. Sfilata nisi me çiftin Xhensila Myrtezaji me Bes Kallakun. Më pas shumë artistë të tjerë bashkë me fëmijët e tyre si Bora Zemani me djalin, Eli Fara me vajzën Marina, Aurela Gaçe me vajzën Greis, Inva Mula me vajzën Nina, Fjodora Fjolla me djalin, Blerina Bombaj me vajzën, Enada me Gerd Vason me djalin, Soni Malaj me nipin e mbesën, Marçela Lati me djalin. Po ashtu sfiluan Ilda Bejleri, Anxhela Peristeri, Rozana Radi, Enca, Samanta Karavella duke mbyllur sfilatën Marsela Çibukaj e veshur nuse me Vitmar Bashën dhëndër.

Gjithashtu sfiluan dhe modelë duke u ndërthurrur me artistët. Sfilata pati momente baleti nga Enada dhe Gerd Vaso bashkë me balerinët si dhe performancë në këngë nga Aurela Gaçe dhe Inva Mula.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange