Janë 397 rastet e reja të koronavirusit në itali. Sipas mbrojtjes civile, kanë shënuar rënie të mëtejshme shtrimet në spital, nën kuotën 8 mijë dhe në terapitë intensive, 20 më pak krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa viktimat e raportuara të martën janë 78, e kjo është shifra më e ulët që nga 2 marsi. Në lombardi ka shënuar rënie edhe numri i personave që aktualisht janë pozitiv me 738 më pak në një total prej 24447 ndërsa 59 janë rastet e reja në mbi 9 mijë tamponë të kryer. Numri më i lartë i rasteve të reja në lombardi është regjistruar në milano, me 38 persona që kanë rezultuar atje pozitivë.
E ndërsa shifrat vazhdojnë në ulje, ajo që po diskutohet më shumë në vend është hapja e kufijve të vendit. Por, kufijtë në veri rrezikojnë të vonojnë të hapen për shkak të situatës në lombardi ku me rreth 25 mijë raste akoma aktivë, hezitimi është i madh.
Për sa i takon shkollës, ministri i shëndetësisë, roberto speranza, thotë se ajo do të fillojë në shtator për të gjithë. ?Edhe unë jam baba i dy fëmijëve që duan të përqafojnë shokët dhe mësuesit, por është dashur të bëjmë zgjedhje. Tani po punojmë për rihapjen e shkollave në shtator, në siguri të plotë?, tha speranza.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#TopChannel