#tvora #rtvoranews
Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda afatit 31 maj, të përcaktuar nga vetë palët politike.Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, duke folur pas takimit me kryeopozitarin Basha në selinë blu tha se ky afat është përcaktuar nga vetë aktorët politike dhe jo ambasada amerikane.Kim tha se opozita ka një detyrë të vështirë përpara, por shtoi se nga takimi me Bashën ndihet e inkurajuar dhe pret të shohë rezultate në vazhdim.
Siç e paralajmëroi ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim i shkoi në zyre Lulzim Bashës me të cilin bisedoi më shumë se 50 minuta.
Prej kohësh kishte munguar një takim, i cili në fund do të komentohej me fjalë të ngrohta nga palët, të cilët u prononcuan për mediat në krah të njëri-tjetrit.
Ambasadorja Kim inkurajoi forcat politike të permbyllin reformën zgjedhore brenda afateve të vendosura.
Kim ditet e fundit ka pasur takime të ngjeshura me faktorin politik, përfshirë Kryeministrin dhe Presidentin.
Ajo tha se me Bashën ka biseduar për të ardhmen e jo për të shkruarën, ndërsa sipas saj opozita ka punë të vështira përpara.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ambasadarja-kim-ne-zyren-e-bashes-ne-oren-1430Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv