Revizori vërejti parregullsi në punën e “M-NAV”

2020-05-27 1

Revizioni shtetëror me mendim të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2018 në Navigacionin e Maqedonisë ose shkurtimisht M ? NAV është konstatuar se nuk janë respektuar kriteret e punësimit, ndërsa pagesa e shtesave nuk ka qenë në përputhje me rregullat ligjore.

Enti Shtetëror i Revizionit:

"Në vitin 2018, në M- NAV ka 22 punësime, ndërsa pesë prej të punësuarve të ri janë shpërndarë në vende pune për të cilët nuk i plotësojnë kushtet."

Revizorët gjithashtu kanë analizuar edhe marrëveshjen për hua të BERZH-it për financimin e projektit për përmirësimin e sistemit të navigacionit ajror në vlerë prej 11 milion e 150 mijë euro. Afatet e zbatimit janë shkelur, ndërsa M-NAV në afatin e paraparë ka përdorur fonde minimale nga kredia. Tetë komponentët nga mbindërtimi i sistemit është dashur të përfundojnë në vitin 2016. Deri në ditën e revizionit, është vërtetuar se nga tetë, vetëm një komponent është kompletuar plotësisht.

Enti Shtetëror i Revizionit:

"Kemi konstatuar se deri më 31.12.2018, M - NAV ka tërhequr 919 mijë euro nga BERZH, ndërsa është paguar borxhi bazë prej 186 mijë eurosh, kompensim për fondet e pa tërhequra prej 272 mijë eurosh dhe normë interesi për fondet e tërhequra prej 45 mijë eurosh. Që nga 31 dhjetori 2018 janë tërhequr gjithsej 3 milion e 275 mijë euro ".

Vitin e kaluar, disa media publikuan biseda të incizuara për të cilat pretendonin se dëgjohet zëri i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkoski, i cili kinse po negocion se cila kompani do ta fitojë tenderin në M-NAV, të financuar me kredi nga BERZH. Rashkoski hodhi poshtë akuzat, duke sqaruar se nuk kishte kurdisje të tenderit dhe se bisedimet kishin të bënin me dinamikën e dorëzimit të procedurës tashmë të përfunduar nga viti 2016.

Bojan Stojanovski