http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nikolin Jakaj dhe bashkëshortja e tij, Alma Tafani, nuk reshtin së fituari tenderat duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit edhe nga bashkitë e vendit.Një ditë më parë, Vizion Plus publikoi plot 51 tenderat e fituara nga kompanitë që zotërohen 100% nga Alma Tafani, tendera që kanë marrë afro 12 milionë euro në total nga arkat e shtetit.Jo vetëm që Tafani po korr thuajse të gjitha tenderat e shëndetësisë dhe të Bashkisë së Tiranës, por abuzimi qëndron tek vlera e ofruar nga AGS SHPK dhe SORI-AL.Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues tenderin për ushqimin për kopshtet dhe çerdhet dhe fituese është kompania me ofertuesin më të lartë, pikërisht kompania e Alma Tafanit, AGS SHPK.Kjo kompani edhe pse kishte ofertën më të lartë nga dy kompanitë e tjera në garë, është shpallur fituese. I habitshëm është fakti sesi tenderin e ka marre kompania me ofertën më të lartë, ndërkohë që kriteri i përzgjedhjes është pikërisht oferta më e ulët.Bashkia Tirane duket se ka abuzuar duke i dhene tenderin ofertuesit më të lartë me afro 100 mijë euro diference nga ofertuesi i dyte. Ky tender është ankimuar nga kompania e dytë në garë, Delta Doni, por Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë ankimimin duke ia dhënë tenderin Alma Tafanit.Jo vetëm kaq, por Alma Tafani me kompaninë e saj AGS është rifutur në tenderin për vitin 2020 ku ka ofruar sërish vlerën më të lartë nga 3 kompanitë konkuruese. Kompania MC CATERING ka dhene çmimin më të ulët prej 480 milionë lekësh të vjetra , kompania e dytë DELTA DONI ka ofruar çmimin prej 520 milionë lekësh të vjetra dhe kompania e Tafanit, AGS SHPK ka ofruar vlerën prej 540 milionë lekësh të vjetra. Sërish Alma Tafani ka çmimin më të lartë. Në këtë tender, në fazën e dytë të tij është kualifikuar Delta Doni dhe AGS SHPK.Por në datë 15/11/2019 zonja Tafani ka paraqitur një ankesë pranë Autoritetit Kontraktor ku është ankuar për kualifikimin e Delta Donit. Ankesa e saj është pranuar dhe është skualifikuar firma e dytë. Në këto kushte e vetmja kompani e kualifikuar ka qënë AGS e gruas së Nikolin Jakës duke ia dhënë fitoren në tavolinë.Sipas Autoritetit Kontraktor, DELTA DONI është skualifikuar pasi nuk ka plotësuar shtojcën 9 të dokumentëve për vetëdeklarimin e pronarëve ose aksionerëve.Kompania Delta Doni ka dy pronarë, Edmond dhe Fredi Gjata. Në një komunikim telefonik, ata i konfirmuan Vizion Plus se nuk ka qënë kusht për vetëdeklarimin e të dy ortakëve për shkak se nuk mbajnë poste shtetërore. Ata thanë se tenderat e zhvilluara nga ana e Bashkisë së Tiranës apo nga sektorët e shëndetësisë anojnë nga kompanitë e zonjës Tafani duke shkelur rregullat për transparencë dhe për konkurencë të lirë.