Top News - Dy turqit e dëbuar!/ OKB i kërkon llogari Shqipërisë

2020-05-27 4

Organizata e Kombeve të Bashkuara po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek. Ekstradimi surprizë me aksion policor të beftë në orët e para të një janarit ne fakt është kritikuar jo pak. Po kështu ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.
Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës ? këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami ?im?ek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Në komunikimin e tyre për qeverinë shqiptare, grupet e punës dhe raportuesit e mësipërm kërkojnë nga qeveria shqiptare informacion dhe sqarime të detajuara qw ka tw bwjw me informacion mbi vendndodhjen aktuale dhe gjendjen shëndetësore të z. ?im?ek, si dhe masat e marra nga qeveria për t?i siguruar atij akses të shpejtë dhe sistematik me përfaqësuesin e tij ligjor.
Informacion mbi statusin aktual të procesit të aplikimit të z. ?im?ek për azil politik dhe mbrojtje ndërkombëtare. Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore për dëbimin e z. Çelik në Turqi, përfshi një sqarim të detajuar sesi kjo masë (dëbimi i z. Çelik) është në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria (Konventa kundër Torturës, Konventa mbi Statusin e Refugjatëve, Konventa mbi Zhdukjet me Forcë).
A i janë kërkuar qeverisë së Turqisë nga qeveria e Shqipërisë, garanci me shkrim që të drejtat e personave e kërkuar nga Turqia në rast kthimi nuk do të shkelen, përfshi të drejtën e lirisë, të sigurisë personale dhe të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor, në rast se akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre penale?

Gjithashtu kwrkohet informacion mbi garancitë që ekzistojnë dhe masat e marra për t?i zbatuar këto garanci, me qëllim shmangjen e deportimeve apo kthimin me forcë nga Shqipëria drejt vendeve ku liria, siguria personale, integriteti apo jeta e çdo individi në një situatë të ngjashme.
Organet për të drejtat e njeriut të OKB-së gjithashtu i bëjnë thirrje autoriteteve të kryejnë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut me të cilin këta persona mund të përballen, duke pasur parasysh të drejtat e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HE...