E diela pa makina, në Durrës shqetësim për turizmin

2020-05-27 0

E diela pa makina, që do të zbatohet që nga vjeshta e ardhshme, konsiderohet një tjetër goditje e fortë për turizmin në Durrës, pas tërmetit dhe pandemisë.


Operatorët turistikë kërkojnë që të rishihet ky urdhër, pasi fundjava pa makina e dëmton rëndë këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, veçanërisht jashtë sezonit veror, ndërkohë që mungojnë alternativat e tjera të transportit, siç është ai hekurudhor.

-?Masë e nxituar që nuk e zgjidh problemin e ndotjes së ajrit, apo probleme të tjera. Kjo e dëmton shumë turizmin, pasi e diela është një ditë tradicionale që njerëzit mezi e presin për të dalë me familjet. Para se të merren këto masa duhet të zgjidhet paraprakisht çështjen e transportit publik dhe trenit Durrës-Tiranë në zonën më të populluar të Shqipërisë. Na vjen turp kur turistët pyesin për trenin dhe ky transport duhej të ishte bërë. Përsa i përket problemit të pastrimit të ajrit dhe rregullimit të lëvizjes së makinave nuk është e diela zgjidhja, po mund të shpërndahet gjatë të gjithë javës.

?Turizmi duhet të jetë i lirë në fundjavë.?

-?Njerëzit duhet të jenë të lirë gjatë fundjavës, pasi respektuan të gjitha masat gjatë karantinës. I gjithë brezi bregdetar fundjavën pret. Të gjitha bizneset janë të ngarkuar me kredi dhe nuk e di si mund të lahen këto. Është shumë acaruese e gjithë kjo dhe z. kryeministër duhet ta rishohë këtë me kujdes, jo me nxitim.?

-?Bizneset tona mbahen nga njerëzit që vijnë. Nuk më duket vendim i mirë I kryeministrit. Kështu që duhet ta rishikojnë këtë masën?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Tourism#TopChannel