COVID-19/ Pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total

2020-05-27 0

Po hasen probleme në dhënien e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh, që e përfitojnë rreth 176 mijë të punësuar, dhe të larguar nga puna. Deri më tani e kanë marrë ndihmën financiare sipas Ministrisë së Financave vetëm rreth 55% përfituesve. Referuar të dhënave të Ministrisë e kanë marrë pagën prej 94 mijë e 822 punonjës pagën, ndërsa janë miratuar por janë në proces lëvrimi të pagës mbi 3 mijë punonjës.

Procesi për dhënien e ndihmës prej 40 mijë lekësh ka filluar prej më shumë se një muaj, dhe që janë hasur disa probleme duke bërë që numri i përfituesve të jetë më i vogël se pritshmërisë.

Problemet kryesore:

1- Shumë biznese u është refuzuar aplikimi pasi kanë pasur kodin ekonomik ndryshe të regjistruar në QKB, dhe ndryshe tek Tatimet

2- Ka pasur probleme me datën e largimit te punonjësve nga puna, pasi sipas punëdhënësve ka shumë punonjës që janë larguar pas datës 10 prill

3- Ka pasur tatimpagues që nuk kanë pas bërë deklaratën e tatimit mbi fitimin dhe i del automatikisht i refuzuar në sistem

4- Mund të ketë pasur pasaktësi në aplikimin e kryer

5- Refuzohen edhe ato persona që janë në më shumë se një listë-pagesë. Pra të dy ose tre-punësuarit përfitojnë vetëm një pagë.

6- Kërkesa mund të refuzohet edhe për pasaktësi në llogarinë bankare por që mund të riaplikojë përsëri.

7- Mund të ketë pasur edhe mos-aplikime për ndihmën nga ana e bizneseve

Free Traffic Exchange