Mëngjesin e së martës ka humbur jetën një tjetër person i nfektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një pacient 69-vjeçar nga Tirana. Ai po trajtohej në terapi intensive prej disa ditësh. Ai bëhet viktima e 33 nga Covid-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit ka pasur një rrite të numrit të të prekurve. 25 raste të reja janë konfirmuar, më konkretisht 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Por Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Tiranë ka edhe vatra të reja.
Gjatë orëve të fundit në listën e të shëruarve kanë shtuar 8 qytetarë. Gjithashtu mësohet se në Spitalin Infektiv ka pasur shtrime të reja dhe aktualisht po trajtohen 17 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/