Pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00.
Opozita e bashkuar u larguar pas shembjes së godinës së teatrit duke dalë sërish në rrugë me protesta, por presioni ndërkombëtar, bëri që PD-LSI të bëjnë një hap pas dhe të ulen sërish në tryezë. Gjithashtu dhe nga ana e përfaqësuesit të mazhorancës në këtë tryeze të zgjedhores, Damian Gjiknuri ka pasur dy letra që i janë dërguar opozitës që të rikthehen në tryezë dhe të vendosnin një datë për takimin e radhës. Për këtë Basha u mblodh me ekspertët e PD në selinë blu, nga ku deklaroi se 'opozita nuk do të braktisë këtë tryezë dhe do të vijojë diskutimet për t'i dhënë shqiptare zgjedhje të lira dhe të largojnë Ramën një orë e më parë'.
Nis takimi i palëve politike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve.
Përfaqësuesit e partive politike Damian Gjiknuri i PS, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare, Petrit Vasili i LSI, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso nga PD janë mbledhur ku po diskutojnë për reformën zgjedhore, ku financimi i partive do të jetë pjesë e tij.