Psikologu Eduart Tafa në një intervistë në emisionin ?? Rreze Dielli?? na njohu më tepër me termin ?'Psikovampirë' cilët janë ata dhe se si mund të mbrohemi prej tyre. Ndër të tjera ai tregoi edhe disa lloje të tyre, sic është rasti I psikovampirit Himalaja dhe cfarë veçorish ka ai.
?? Është një person që karakterizohet nga një madhështi shumë e madhe që ka për veten, nëse ky person do jetë drejtor, ky ka një kërkesë llogarie të jashtëzakonshme, duke filluar tek fëmija e vet, tek familjarët e vet, tek punëtorët, do të thotë kërkon një lloj rezultati të pamundur. Edhe nëse rezultati deri diku arrihet, sërish e zhvlerëson rezultatin. Është vampir Himalaja sepse është një karakteristikë shumë interesante do të thotë që janë njerëz shumë kërkues, që duan të jenë gjithmonë në majë por në momentin që ky person ngjitet në majën më të lartë që është Himalaja, shikon vetëm dy gjëra, pas sukseset që ka arritur dhe para se ka një majë më lartë që është everesti dhe tenton ta arrijë dhe atë. Këij personi I mungon edhe principi I lartësisë së adaptimit, do të thotë që është principi I përshtatjes, që sapo arrin dicka, një sukses të tijin, nuk e shijon fare??, shprehet ndër të tjera Tafa.