Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
1 kg speca
500 gr mish të grirë
2 qepë
2-3 domate
1 lug? supe oriz për çdo spec
Krip dhe piper të zi
1 lugë çaji nenexhik
majdanoz
2 karrota
Vaj ulliri
Përgatitja
Pastrojmë specat duke larguar farat e tyre. Në një tigan me 3-4 lugë gjelle vaj ulliri mund të kaurdisim vetëm pak qepën, sa të ulë volumin( pa I dhënë ngjyrë), dhe ky process I qepës është opsional. Në tas pëgatisim mbushjen duke vendosur mishin e grirë të pa gatuar, qepën karrotën të grirë në rende ( nga ana më e trashë) dhe domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël si dhe orizin e shpëlarë për cdo spec një lugë supe, p.sh 10 speca e barabartë me 10 lugë supe oriz, kripë, piper të zi, nenexhik ( I thatë). Lyejmë tepsinë me vaj, vendosim specat e mbushur, I spërkasim sipër me pak vaj dhe pak fare kripë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 35-40 min.