?Nga dita e nesërme, ju do të shikoni një president tjetër?, kështu u shpreh mbrëmjen e kësaj të hënë në ?Opinion? Presidenti i vendit Ilir Meta.
Kreu i shtetit, duke folur për qeverisjen e Ramës dhe raportin e tij me kryeministrin, tha se nga dita e nesërme do të shohim një president tepër institucional.
Blendi Fevziu: Si shpjegohet që raporti juaj me Ramën është si dallgët e detit, njëherë ngrihet lartë i tensionuar, njëherë ulet poshtë sa nuk e sheh askush. Si shpjegohet që e keni këtë?
Ilir Meta: Unë të premtoj për një gjë, nga dita e nesërme ju do të shikoni një President tjetër.
Blendi Fevziu: Ç?domethënë do shohim një president tjetër?
Ilir Meta: Tepër institucional. Tepër i kujdesshëm, i cili nuk do të përfshihet më në iniciativa të tilla, qoftë si kjo platforma, qoftë dhe në përpjekje për të gjetur zgjidhje me dialog?
Blendi Fevziu: President gjerman domethënë?
Danez do të ishte më mirë.
Blendi Fevziu: Po, por duhet të jeni presidenti i danezëve dhe jo i shqiptarëve, në një vend që ka gjithë këto probleme?
Ilir Meta: Më fal, më fal? një president që do të zbatojë me besnikëri kushtetutën e vendit, më dëgjoi me vëmendje? Një president që nuk do të përfshihet më me biseda që lënë vend për hamendësime, apo për alibia? dhe që ta dish, me kryeministrin një, që është aktor kryesor politik, i hapur çdo kohë për takime zyrtare, për marrëdhënie zyrtare të mirëdokumentuara, edhe me dëshmitarë. Po kështu me zotin Basha si kryetar i opozitës, sepse ai është kryetar opozitës legjitime deri në zgjedhjet e ardhme.
Blendi Fevziu: Po me zonjën Kryemadhi?
Ilir Meta: Me zonjën Kryemadhi nuk ka nevojë, se ajo ndjek zotin Basha.
Blendi Fevziu: Ah, i ke futur në një linjë?
Ilir Meta: Që kur la parlamentin ajo është në një linjë, në një drejtim, kështu që s?ka nevojë të takohem me të. Së treti me ambasadoren amerikane vetëm takime zyrtare dhe me dëshmitarë dhe me përgjegjshmëri të plotë. Dhe me ambasadorin e BE. Sepse këta janë 4 aktorët kryesorë.
Blendi Fevziu: Pse ky ndryshim kaq i madh?
Ilir Meta: Pikërisht sepse unë si President i Republikës do të ruaj figurën dhe institucionin e Presidentit.
Blendi Fevziu: A t?ua them unë reagimin e parë të mediave?
Ilir Meta: Po.
Blendi Fevziu: Rama kapi dhe presidentin.
Ilir Meta: Pse?
Blendi Fevziu: Sepse keni premtuar?
Ilir Meta: Ato që kam premtuar unë do t?i çoj deri në fund. /tvklan.al