Një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij mesditën e 20 maj, rreth orës 2. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardianit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet. 200 veta janë ngjitur në mal për të kërkuar, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 18-vjeçarit. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë. 18-vjeçari kishte qëndruar prej dy ditësh në një çadër të ngritur, bashkë me të atin dhe një të afërm të familjes, për të mbledhur bimë medicinale.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg shtetasin A. Visha nga Tirana, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, nga abuzimi seksual tek armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas dhe 5 fëmijëve të tij. Ai ka tentuar të abuzojë me vajzën 14-vjeçare po është ndaluar nga kjo e fundit. Më pas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.Për këtë ngjarje, në shtator të 2019, A.Visha denoncohet nga i biri në polici duke e akuzuar se ka tentuar të abuzojë me motrën e tij si dhe ka dhunuar fizikisht me bishtin e sëpatës nënën e tij.Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, i biri ka rrëfyer dhunën psikologjike dhe fizike që ati ushtronte ndaj gjithë anëtarëve të familjes. Madje ai i kërcënonte ata edhe më një pistoletë me mulli që e mbante pa leje. Dhuna fizike e psikologjike e përsëritur nga ana e autorit është pranuar edhe nga bashkëshortja e tij gjatë dëshmisë në polici, duke thënë se jo vetëm ajo, por dhe 5 fëmijët dhunoheshin në mënyrë sistematike.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit shtator 2019, por është bërë publik si rast nga Gjykata e Tiranës vetëm pak ditë më parë. A.Visha është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e ?Dhunës në familje?, ?Ngacmimit seksual? dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit", por për shkak të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.Arrestimi i Vishës është kryer nga policia në 30 shtator 2019, ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia ka gjetur dhe pistoletën, një revolver me mulli në gjendje të rregullt. Gjatë fundjavës së kaluar, disa emigrant shqiptarë në Londër kanë dhënë ndihmë një shtetase shqiptare me emrin Alis Savo e cila I kishte kërkuar të ardhura në zonën e quajtur Stratford shopping centre (east London ).
Sipas bisëdës së bërë, Alisa kishte rrëfyer se prindërit ishin të ndarë dhe babai e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa shteti e kishte sttrehuar na hotel dhe nevoja urgjente e saj ishte ushqimi dhe disa të hol...