Ora News - Veliaj zhduk historinë e Tiranës, qendra e kryeqytetit po humb mes kullave shumëkatëshe

2020-05-27 0

#tvora #rtvoranews

Qendra e Tiranës tashmë po rrethohet në kulla shumëkatëshe. Banorët akuzojnë se pas Teatrit dhe Kulla e Sahatit po shndërrohet në objekt pa vlerë, ndërsa në kryeqytet në çdo shesh apo hapësirë po jepen leje për pallate.

"Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që dha pallate, dua të mbahem mend si njeriu që punoi ta kthente qytetin në normalitet dhe si njeri që punoi me një ekip që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate" do të deklaronte Veliaj me 9 qershor të 2015.

Por edhe në këtë rast Veliaj tregon se të tjera thotë e të tjera bën.

Në vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka thyer rekord për leje ndërtimi, madje vetëm në 2019 janë firmosur vendime për rreth 1.5 milionë m2.

Ndërtesa të ulëta apo sheshe, sidomos në qendër, janë kthyer në objekte shumëkatëshe.

Kulla e Sahatit, që shërben dhe si dhuratë simbolike për të ftuarit specialë, shumë shpejt do të mposhtet nga një tjetër qiellgërvishtëse që ka nisur të ndërtohet ngjitur.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/veliaj-zhduk-hitorine-e-tiranes-qendra-e-kryeqytetit-po-zhduket-mes-kullave-shumekateshe

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv