http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me pronarët e bizneseve të vogla në njësinë nr.3 në Tiranë, të cilët ndan shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen veçanërisht në këtë periudhë pandemie.Lideri demokrat shprehet se bizneset u ankuan në masë se po falimentojnë dhe se gjendja po përkeqësohet dita-ditës.?Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq. Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. ?Po falimentojmë?, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet. Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.?Ai shtoi se ekonomia e një vendi nuk mbahet me ?urdhat e facebook-ut të Edi Ramës?, ndërsa theksoi se qytetarët e kanë kuptuar se ky kryeministër është e keqja e vendit.?Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës. Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.?