Riatdhesimet, Kasa: Air Albania nuk mjafton, të lejohen fluturimet nga kompanitë e tjera

2020-05-27 0

#tvora #rtvoranews
Sektori i turizmit është ndër më të goditurit në vend për shkak të pandemisë Covid-19.

Për kryetarin e Unionit Turistik Rrahman Kasa, kthimi i të atdhesuarve është një lajm i mirë pasi ata mund t'i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Klodi Karaj, ai tha se Air Albania duhet të shtojë numrin e fluturimeve për të riatdhesuarit, pasi ka ende qytetarë shqiptarë që duan të kthehen në vend. Në të kundërt duhet të lejohen fluturime edhe nga kompani të tjera.


Rrahman Kasa: ''Ka një numër të madh të riatdhesuarish. Këta persona do jenë në Shqipëri, janë një kontigjent që mund të kalojnë pushimet në Shqipëri. Duke qenë këtu i kanë mundësitë edhe më të mëdha për t'i kaluar pushimet në vend. Por përvec kësaj, sipas informacioneve ka një numër akoma të madh të qytetarëve shqiptarë që duan të riatdhesohen. Avionët e Air Albania nuk mjaftojnë pasi sistemi është pothuajse gjithmonë i mbyllur. Kërkojmë që të shtohet numri i fluturimeve. Nëse Air Albania nuk ka mundësi t'i përballojë, le të shtohen kompanitë e tjera. Përveç kësaj, ne mendojmë që një pjesë e atyre shqiptarëve që kalojnë pushimet jashtë shtetit, të mund t'i kalojnë pushimet këtë vit në Shqipëri. Për ta shtyrë këtë, ne do kërkonim që qeveria të rishikonte mundësinë e një kuponi, për të bërë një subvencionim për çdo familje, në mënyrë që të kalonin pushimet në Shqipëri. Këtë praktikë e kanë ndjekur disa shtete''.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/kasa-air-albania-te-shtoje-fluturimet-te-riatdhesuarit-kontribuojne-ne-turizmin-vendas


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp