#tvora #rtvoranews
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Të shëruar - 6 të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
Raste aktive - Aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Në spitale - Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkon-ne-1004-numri-i-te-infektuarve-me-covid-4-raste-ne-tiran-dhe-2-ne-shkoder
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp