Gjatë një lidhje live për Report Tv, meteorologu, Hakil Osmani tha se vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, por situata, sipas tij do të ndryshoje në fundjavë, ku temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius.
Për sa i përket muajit qershor, Osmani tha se temperaturat do të jenë të favorshme për plazh, por tek-tuk do ketë edhe reshje shiu.?Kjo javë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat gjatë orëve të pasdites pritet që të sjellin edhe reshje shiu. Më të dukshme do të jenë në zonat malore, por reshjet e pakta do të përfshijnë edhe ultësirën perëndimore. Temperaturat nga dita e djeshme kanë pësuar rënie. Sot vlerat minimale janë 7% Celsius. Rënia do të vazhdoje edhe ditën e nesërme. Do të jenë 25-26 gradë Celsius, të cilat janë vlera normale për muajin që ndodhemi. Këto vlera do të na shoqërojnë deri ditën e premte. Ndërsa në fundjavë do të kemi rritje graduale të vlerave termike, ku maksimalja do të jetë 28 gradë Celsius. Parametri i erës do të mbetet prezent. Nuk do të jetë shumë i dukshëm, ndërsa në det do të sjellë dallgëzim. Fillimi i muajit qershor do të sjellë prezencë shiu. Në zonat bregdetare nuk do të kemi prezence të reshjeve. Vlerat termike do të pësojnë rritje graduale në qershor dhe do të jenë të favorshme për plazh?, tha Osmani.