Pezullimi i Luan Dacit fut në ngërç funksionimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi mbetet me 6 anëtar dhe kjo e bën të pamundur vendimmarrjen. Ligji parashikon zëvendësimin nga dy anëtarë zëvendësues të përzgjedhur më herët nga parlamenti.
Anëtaret zëvendësuese janë Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi, njëra prej të cilave do të zgjidhet për të zëvendësuar gjyqtarin Dacin, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet për fshehje të një shkarkimi në të kaluarën për paaftësi.Në rast se Apeli do të lërë në fuqi pezullimin e Dacit, javën e ardhshme kolegji nis procedurën e zëvendësimit të tij. Por për aq kohë sa Gjykata e Apelit nuk do të shprehet me një vend, zëvendësimi nuk mund të kryhet duke sjellë dhe ngërçin në KPA.
KPA ka 7 anëtar dhe me pezullimin e Luan Dacit shkon në 6 anëtarë që e bën të pamundur vendimmarrjen si në dhomën e këshillimi apo seancë publike pasi mund të kemi një votim barazim 3 ne 3 dhe do të bllokonte çdo vendim
Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi do të përzgjidhen me short se kush do të jetë anëtarja e re zëvendësuese, një procedurë e vendosur me ligj pikërisht për të mos bllokuara këtë institucion të shkallës së dytë të vettingut.