Inertet në natyrë/ Si po dëmtohet laguna nga hedhja e tyre në rrugën Shëngjin-Lezhë

2020-05-27 2

Inertet janë kthyer në një problem mjaft serioz në aksin Lezhë Shëngjin pikërisht në pjesën e lagunës.


Ndërsa i drejtohesh Shëngjinit shikon në të dy anët e rrugës inerte të hedhura pa kriter nga bizneset e zonës së Shëngjinit por edhe nga banorët këtu pranë.

Situata paraqitet edhe me problematike pasi inertet hidhen brenda në lagunën e Knallës duke shkaktuar një ndotje mjedisore tepër të madhe.

Me sy të lirë shikon inertet në të gjitha anët e lagunës dhe fatkeqësisht akoma nuk kemi një vullnet institucional për të ndërhyrë për të penalizuar shkaktarët dhe për ta rikthyer sërish në gjendjen e mëparshme lagunën.

Laguna prej vitesh është bërë pre e dëmtimeve të herë pas hershme. Inertet janë hedhur në brigjet e saj pëer shkak të mungesës se një vendi grumbullimi të tyre.

Ata të cilët i drejtohen Shëngjinit për turizmin përballen gjatë rrugës me grumbuj inertesh.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Inertet#Lezhe#TopChannel

Free Traffic Exchange