Vrasja ne Vlore, shoqerohen 14 persona

2020-05-27 1

26-vjeçari Kristian Breshanaj është qëlluar 10 herë nga një kallashnikov me silenciator. Janë këto disa nga detajet e reja që nxjerr në dritë grupi hetimor mbi ekzekutimin mafioz që tronditi Vlorën ditën e festës së Fitër Bajramit.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është Belgjika, shtet nga i cili viktima ishte kthyer para tre muajsh.

Sipas policisë, atentati ka më shumë se dy autorë. Ata janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes e më pas kanë djegur automjetin tip BMË të përdorur për ngjarjen e rëndë.

Por djegia e automjetit me targa greke dhe e armës vështirëson punën e policisë për gjetjen e ndonjë gjurmë.

Nga dëshmitë e marra, të afërm dhe miq të 26-vjecarit kanë theksuar se viktima nuk ka pasur konflikte në Shqipëri çka përforcon pistën mbi jetën e viktimës në Belgjikë.

Policia ka shoqëruar deri më tani 14 persona ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe vendit ku u dogj automjeti.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange