Report TV është nisur drejt Zagradecit, fshatit më të famshëm për prodhimin e fasules, për t'u njohur nga afër me traditën e vjetër të kultivimit të kësaj kulture, historinë e saj, por edhe te gjitha proceset që banoret ndjekin për të marrë këtë prodhim.
Gjatë udhëtimit tonë nga Korça drejt Zagradecit na shoqëruan cicërimat e zogjve dhe fëshfërimat e gjetheve. Pas 1 ore rrugë me makinë kemi mbërritur ne fshatin buze liqenit te Prespës së Vogël.
Kemi mbërritur në Zagradec, vendasit u janë drejtuar tokave për të filluar nga puna. Kultivimi i kësaj kulture në fshatin Zagradec zë fill në shtetin grek, kur banorët emigruan për një jetë më të mirë e më pas e sollën këtë kulturë në tokat e tyre duke e shndërruar Zagradecin në fshatin e famshëm të fasules. Të ndodhur shumë pranë kufirit me Greqinë, zagraçarët në fillim të viteve 90-te u nisen drejt Mikrolinit, Kariesas,Lefkonas ku ata punonin për prodhimin e fasules ose siç i thonë vendasit "pllaqi".
'Fshati im jo vetëm u njoh me këto bimë, po i morri dhe të gjitha sekrete e saj që nga mbjellja, që nga kallamat, që nga lidhja, që nga shërbimet e bëra si vaditja dhe prashitja me mundësitë që dispononte fshatari. Morëm përvojën e duhur për kultivimin e saj. Pas 3-4 vitesh pasi përfituan përvojën e duhur në Greqi, të gjithë fshatarët e krahinës së Devollit nuk ka njeri që nuk i mbjell. Jo vetëm këtë por edhe në kulturat e tjera, ku greku i ka shumë të zhvilluara se ne si një vend i izoluar", tha një prej banorëve që po punonte tokën.
"Këtu ishte përqendruar e gjithë fasulja e kooperativës, është e toka që e do këtë kulturë. Pllaqia ka nisur kultivimin pas viteve 2000", tha një tjetër