Krepa me fileto pule dhe kungull
200 gr fileto pule ( e zierë)
3 vezë
300 gr kunguj
70 gr miell ( 3 lugë gjelle )
50 gr qumësht ( 1 lugë kafe)
Kripë , piper të zi dhe trumzë
Përgatitja
Fillimisht ziejmë fileton e pulës, dhe e ftohim. Presim fileton e pulës në kubikë të vegjël dhe e vendosimnë një blender. Shtojmë në të tre vezë të plota, grijmë kungullin në rende pjesën më të hollë, kripë, piper të zi, trumzë,miell dhe pak qumësht I përziejmë mirë deri sat ë na formohet një masë e lidhur por jo shumë e hollë.Vendosim pak vaj në tigan ( I lugë gjelle). Shtojmë 2-3 lugë gjelle brumë e hapim si një pite apo pancake, e pjekim 5 minuta nga njëra anë në temperaturë mesatare, e kthejmë dhe e pjekim dhe 3 minuta nga ana tjetër dhe I shtojmë salcë kosi ose djath.