Kufizimet e karantinës do të mbeten në fuqi edhe javën që vjen. Nga profili i tij në Facebook, Kryeministri Rama njoftoi se lufta e nervave do të vazhdojë ende.
?Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve, në Tiranë dhe në qytetet tona?.
Kufizimi i makinave do të vazhdojë edhe për dy fundjava, për t?u rikthyer sërish nga Tetori deri në Marsin e vitit tjetër, tha Rama.
?Por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për t?u rikthyer pas sezonit të verës çdo të diel minimalisht, nga Tetori dhe deri në Marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit, mjedisit tonë?.
Sharjet dhe ankesat e plazhistëve, nuk ia kanë ndryshuar mendjen. ?Nuk do të bej të mirin? tha Kryeministri, kur njoftoi se plazhet do të hapen për hotelet nga data 1 Qershor dhe nga 10 Qershori për të gjithë.
?Greqia ka vendosur t?i hapë plazhet në Korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende. Ndërsa ne do t?i hapim nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë pa përjashtim.?
Kufijtë me vendet fqinje do të hapen nga e hëna e 1 Qershorit, u shpreh Rama, që solli si shembuj masat e karantinës në disa vende europiane.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/