Bytyçi: ShBA i afrohet qasjes europiane për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

2020-05-27 0

#tvora #rtvoranews
Gjermania dhe Franca kanë shprehur vullnetin për të udhëhequr dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

Analisti Enver Bytyçi e sheh këtë si një sinjal pozitiv për zgjidhjen e çështjes, duke i konsideruar dy vendet me fuqi të barabartë me ShBA-në.

Për RTV Ora ai shprehet se ShBA i është afruar qasjes evropiane për zgjidhjen e dialogut. Nëse kjo ndodh, atëherë ndërmjetësuesi aktual i dialogut mes dy vendeve, Grenell duhet të japë dorëheqjen nga ai post.

Kjo sepse bie ndesh me qasjet e mëparshme të ShBA-së.


Bytyçi: Tërheqja e Grenell nga detyra e Ambasadorit të ShBA-së në Gjermani është një sinjal për ndryshimin e politikës së administratës Trump për Europën. Presidenti Trump me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi disa balanca dhe ekuilibra të politikës së jashtme të ShBA-së. Vjia që ndoqi ai për të krijuar një spektër të ri politik çoi në disa konfrontime të nevojshme me vendet e BE-së. Grenell ishte përfaqësues i kësaj linje në Gjermani. Ishte në vijën e parë dhe nxiti njëfarë konfrontimi mes Gjermanisë dhe ShBA-së. Nëse do të ketë një ekuilibër të ri në marrëdhëniet e ShBA-së ne Gjermaninë, është një sinjal i mirë për problematikat e Ballkanit dhe sidomos Kosovës.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/bytyci-shba-i-afrohet-qasjes-europiane-zgjidhjen-e-dialogut-kosove-serbi-grenell-parashikon-doreheqjen-nga-posti-i-ndermjetesuesit


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv